Për porosi mbi 10,000L, posta është FALAS !!!

Ofertë!

Pompe gjiri elektrike me dy koka

Çmimi origjinal qe: 24500 L.Çmimi i tanishëm është: 22050 L.

Kategori: Markë:

Pershkrim i produktit:

Pompa elektrike Chicco me dy koka vjen si produkt per te gjithe nenat e reja gjidhenese per te mundesuar nje nxjerrje me optimale te qumeshtit. Vepron ne dy faza, secila me rendesine e vet ne proces. Mund te perdoret edhe si pompe me nje koke, ne kete rast duhet te siguroheni qe tubi lidhes i motorit dhe trupit te pompes te jete i ndare nga pjesa dyshe dhe te kete te aktivizuar vetem nje lidhje.

Faza e pare: Faza qe imiton modelin e pare te thithjeve te femijes ndersa ushqehet ne gji. Keto thithje karakterizohen nga modeli ritmik dhe i shpeshte, thithje te shkurtera te cilat stimulojne thithat per te nxitur refleksin e leshimit te qumeshtit. Te njejtat thithje imitohen edhe nga pompa elektrike Chicco ne fazen e pare te pompimit.

Faza e dyte: Faza qe imiton modelin e thithjeve te femijes qe vjen pas stimulimit te refleksit te leshimit te qumeshtit (ndodh percjellja e gjirit). Ne kete moment, kur tashme ka ndodhur ky leshim i qumeshtit femija aktivizon thithje te thella dhe me te qeta. Te njejtat thithje imitohen edhe prej pompes, te cilat mund te modifikohen ne 10 intesitete te ndryshme per t’ju pershtatur seciles nene qe eshte duke pompuar.

Specifika e pompes Chicco dhe pershtatja tek nena gjidhenese:

  • Pompa vjen me nje specifike te vecante persa i perket diametrit te kupes. Duke qene e pajisur me jastik te levizshem silikoni ben te mundur ndryshimin e diametrit per t’ju pershtatur diametrit te thithave (me poshte do te gjeni rendesine e kesaj pershtatje);
  • Duke qene e pajisur me keto jastiqe silikoni vepron me butesisht tek gjiri duke mos shkaktuar trauma tek thithat apo gunga pas pompimit;
  • Aktivizimi i pompimit ne dy faza, me 10 nivele siguron nxjerrje maksimale te qumeshtit.

Ne cilat raste rekomandohet te perdoret pompa elektrike Chicco?

  • Ne rast se nena ka lindur para kohe dhe i nevojitet te stimuloje ne menyre shume efektive gjirin ndersa femija ende nuk mund te vendoset te pije ne menyre direkte ne gji;
  • Nese nena po kthehet ne pune dhe ka nevoje te pompoje per te ruajtur sasine gjate kohes qe ndodhet jashte shtepise;
  • Ne rastet kur kemi te bejme me sasi te ulet qumeshti dhe jemi duke stimuluar gjirin te prodhoje me teper;
  • Nese nena deshiron te beje nje ushqyerje ekskluzive me gji nepermjet qumeshtit te pompuar.

Menyra e perdorimit:

  • Bashkoni pjeset e pompes duke u siguruar qe tubi te jete i lidhur si duhet ne pjesen e pasme te motorit si edhe pjesen e siperme te trupit te pompes;
  • Pas kesaj beni kompresa te ngrohta tek gjiri per 5 minuta;
  • Masazhoni gjirin qe do te pomponi me levizje rrethore te buta, pa ushtruar force, duke i sjelle levizjet e gishterinjve nga pjesa e pasme e gjoksit ne drejtim te areoles, ne te gjithe pjesen e gjoksit. Masazhoni areolen, prekni lehte thithin per 1-2 minuta;
  • Kapni gjoksin me nje kapje “C” (vendosni doren ne forme gjysem hene ne anesore te gjirit) dhe pasi keni bere nje kapje te tille ngrijeni gjirin pak lart, shume pak duke i dhene suport te vazhdueshem nepermjet kesaj kapje “C” nga poshte;
  • Vendosni pompen tek gjoksi duke e puthitur mire por pa ushtruar force, merrni fryme thelle, supet i mbani drejt dhe filloni procesin e pompimit ne fazen 1 derisa te ndodhe nje percjellje e qumeshtit. Nevojiten ne mesatare 1-3 minuta, nese ruani qetesine dhe nuk krijoni stres ne ate moment kjo percjellje do te ndodhe edhe me heret;
  • Ne momentin qe ndodh percjellja e qumeshtit (do te ndieni pickime ne gjoks) kaloni tek faza e dyte duke rritur nivelet ne menyre shume graduale, per te ndaluar atje ku ju pershtatet me teper. Pra nese ju pershtatet niveli 5 i pompimit eshte ok, nuk keni pse te forconi veten per te pompuar me nje nivel me te larte. Nivelet funksionojne ndryshe per nena te ndryshme. Nese forconi gjoksin per te nxjerre qumeshtin me nje nivel te larte dhe kjo ju shkakton edhe dhimbje me shume mundesi gjinjte nuk do te boshatisen ne menyre efektive;
  • Pasi percjellja e pare te kete perfunduar vazhdoni te pomponi ende derisa e shikoni se fluksi ka rene. Pas kesaj hiqni pompen nga gjoksi dhe masazhoni serish gjirin me dore, beni kompresa te ngrohta dhe vendosni serish pompen ne fazen e pare te stimulimit te nje tjeter let-downi (percjellje e qumeshtit);
  • perserisni te njejtat veprime si me siper pasi kjo percjellje e dyte te kete ndodhur.

Shenim i rendesishem: 

Ne nje proces pompimi mund te ndodhin 2-3 percjellje. Nese pas percjelljes se pare te qumeshtit nese nuk del me qumesht mos ndaloni menjehere, sidomos nese jeni ne proces stimulimi per te shtuar qumeshtin. Vazhdoni stimuloni ende gjoksin dhe ne mesatare per komplet procesin mund te nevojiten 20 minuta. Varet.

Si mund te sterilizohet pompa?

  • Lahet me uje te nxehte dhe detergjent biberonash pa arome c’do pjese perjashtuar motorin;
  • Sterilizohet ne aparat per biberonat c’do pjese pervec motorit si edhe tubit lidhes te dy pjeseve te pompes;
  • Sterilizohet me sterilizues te lengshem (quhet sterilizim ne te ftohte) c’do pjese e pompes (duke perfshire edhe tubin) pervec pjeses se motorit.