Mund të përdoret për moshat 0–4 vjeç. Pjesa e sipërme hiqet lehtësisht me zinxhir dhe është e prodhuar nga material i veshur kundër lëngjeve, i cili mund të lahet në lavatriçe. Pjesa e poshtme është e realizuar nga 100% PVC.
Falë materialit rezistent ndaj lëngjeve, mund të përdoret pa problem edhe në ambiente të jashtme, si p.sh. në oborr apo kopsht. Pasi foshnja fillon të ulet, pjesa me zinxhir hiqet dhe produkti mund të përdoret si karrige për fëmijë deri në moshën 4–5 vjeç.
Ka dizajn ergonomik, është praktik dhe shumë funksional për përdorim të përditshëm.





