Babyono Qese për Qumështin e Gjirit
Babyono Qeset janë krijuar për ruajtjen dhe ngrirjen e qumështit të gjirit, duke siguruar higjienë maksimale falë sterilizimit me rrezatim gama. Baza e gjerë dhe e qëndrueshme e qeses lejon ruajtjen e sigurt të qumështit dhe e mbron atë nga derdhja.
Mbyllja me zinxhir është e lehtë për tu përdorur dhe njëkohësisht parandalon depërtimin e aromave të jashtme. Treguesi i temperaturës me ngjyrë të kuqe dhe blu tregon kur qumështi është në temperaturën optimale për foshnjën. Qesja ka një shkallë matëse për dozimin e saktë të qumështit, ndërsa fusha e bardhë ju mundëson të shënoni datën, orën dhe sasinë e qumështit.
Kur qumështi është shkrirë, mund ta ngrohni direkt në qese deri në 50°C.
Karakteristikat kryesore:
-
Kapaciteti: 180 ml
-
Paketimi: 30 cope
-
Treguesi i temperaturës tregon kur qumështi është optimal për foshnjën
-
Mbyllja me zinxhir parandalon depërtimin e aromave
-
Fusha e bardhë për shënimin e datës, orës dhe sasive të qumështit





