Hygienic Shower
Xhel dushi për përdorim të përditshëm, me sistemin e patentuar dezodorues të Pharmasept, ideal për fytyrën, trupin dhe zonën intime.
Formula e krijuar posaçërisht është e pasuruar me ekstrakte bimore, që respektojnë ekuilibrin natyral të lëkurës, duke pastruar pa e tharë apo irrituar atë.
Pa alkali dhe pa sapun, me pH 5.5.
Veprim pastrues dhe dezodorues
Sistemi i patentuar i Pharmasept siguron veprim dezodorues afatgjatë dhe eliminon aromat e djersës, ndërsa Bisabololi natyral, në kombinim me agjentët pastrues, ofron veprim antiseptik të butë.
Veprim hidratues dhe zbutës
Proteinët e grurit dhe Provitamina B5 ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës.
Veprim qetësues i butë
Ekstraktet e Calendulës, Aloe Verës dhe Allantoinës kanë veti qetësuese, duke zbutur lëkurën dhe lehtësuar irritimet apo skuqjet.
0% sapun
Klinikisht dhe dermatologjikisht e testuar.





